Gjendet pas 5 ditësh 29-vjeçarja shtatzënë në Itali: U vra nga i fejuari pasi zbuloi tradhtinë

gjendet pas 5 ditesh 29 vjecarja shtatzene ne itali u vra nga i fejuari pasi zbuloi tradhtine

gjendet pas 5 ditesh 29 vjecarja shtatzene ne itali u vra nga i fejuari pasi zbuloi tradhtine

10:30 01/06/2023

Giulia Tramontano rezultonte e zhdukur prej të shtunës së shkruar nga Senago, në periferi të Milanos (Itali). Pas 5 ditësh kërkime, 29-vjeçarja, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, u gjet e masakruar me thikë në një ndërtesë të braktisur në Monte Rosa.

Trupi i saj u zbulua pas rrëfimit të të fejuarit, i cili gjatë orëve të natës të së mërkurës pranoi vrasjen duke thënë: “E vrara unë”. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur vendin fqinj është Alessandro Impagnatiello. 30-vjeçari, sipas asaj që shkruan Corriere Della Sera, punonte si banakier në disa prej lokaleve më ekskluzive të Milanos.

30-vjeçari kishte një lidhje paralele dhe Giulia e kishte zbuluar këtë pikërisht të shtunën, pak orë përpara se të zhdukej. Ajo i kishte treguar motrës, nënës dhe një shoqeje. “Jam e trazuar, po shkoj të fle”, kishte qenë mesazhi i fundit që kishte dërguar, më pas nuk ishte përgjigjur më në telefon.

gjendet pas 5 ditesh 29 vjecarja shtatzene ne itali u vra nga i fejuari pasi zbuloi tradhtine 1

Të tre mësohet se kishin pasur edhe një takim. Aty Giulia kishte mësuar jo vetëm për tradhtinë, por edhe për faktin se edhe tjetra kishte mbetur shtatzënë, por e kishte abortuar.

Në momentin e parë të zhdukjes së Giulia-s, familjarët e saj u përballën me të fejuarin me të cilën patën deri në përplasje fizike. Fillimisht, siç shkruan Corriere, ata mendonin se 29-vjeçarja ishte larguar për shkak të tronditjes. Megjithatë sa më shumë koha kalonte aq edhe më shumë rritej ankthi i tyre për fatin e së resë.

Nisur nga kjo u vunë në lëvizje edhe autoritetet në Milano, që nisën kërkimet prej pasdites të së dielës. Kërkimet për Giulia-n u bënë me helikopter e mjete të tjera të zjarrfikëses e policisë./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts