Gjendet trupi i dekompozuar i një burri në det, në këmbë i ishte lidhur një peshë prej 10 kg! Misteri i vdekjes së tij dhe tatuazhi i veçantë në trup

gjendet trupi i dekompozuar i nje burri ne det ne kembe i ishte lidhur nje peshe prej 10 kg misteri i vdekjes se tij dhe tatuazhi i vecante ne trup

































Trupi i pajetë i një burri është gjetur në det në një distancë 100-150 metra nga bregu në zonën e Maratonës së Schinisë në Greqi.

ambulanca greqi

Trupi ishte në një fazë të avancuar dekompozimi dhe, siç u konstatua nga roja bregdetare, kishte një peshë prej 10 kg të lidhur në këmbën e majtë.

Në fakt, trupi ka qenë në ujë për rreth 20 ditë dhe ende nuk është identifikuar. Ai është një burrë me rreth 40-45 vjeç, me një tatuazh të veçantë.

Fakti që trupi u gjet me një peshë 10 kg të lidhur në këmbë është elementi i parë që tregon se kemi të bëjmë me një krim të rëndë.

Një pikë kyçe në rrjedhën e hetimeve është identifikimi fillimisht i trupit dhe përcaktimi i shkakut të vdekjes së burrit, nëse viktima ka vdekur përpara se të hidhej në det apo mbytur në ujë si pasojë e peshës së rëndë që kishte të lidhur në këmbë.

Sipas informacioneve, viktima ishte i veshur dhe ka një tatuazh në këmbë që mund ta ndihmonte për identifikimin e tij.

Gjithashtu, nga ekspertiza e parë mjeko-ligjore, rezulton se vdekja ka ndodhur disa ditë më parë, ndoshta edhe një muaj më parë. Kjo shpjegon faktin që trupi doli në sipërfaqen e detit pavarësisht peshës që ishte lidhur mbi të.

Një nga skenarët që po shqyrtohet është se burri është vrarë dhe autorët kanë dashur të asgjësojnë trupin në këtë mënyrë, praktikë që i referohet metodave mafioze.

Kufomën e ka vënë re një shtetas në zonën detare të Schinias në Maratonë, i cili ka njoftuar autoritetet. Rojet bregdetare janë mobilizuar menjëherë dhe janë nisur drejt zonës. Trupi i pajetë u nxor nga një zhytës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts