Gjenerali i ushtrisë serbe paralajmëron ndërhyrje në veri të Kosovës: Detyrat do të ndërmerren në përputhje me rrethanat

Gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes brenda territorit të Kosovës , nëse do të ketë veprime të Forcës së saj të sigurisë në veri të vendit.

“Mendojmë se ka gjasa që forcat e sigurisë në Kosovë të bëjnë veprime të një anshme dhe në mënyrë disproporcionale për të arritur disa pika në terren”, ka thënë Mojsiloviç i cituar nga mediet në Kosovë.

Ai gjithashtu u shpreh se bazuar në rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës “forcat e KFOR-it janë të vetmet forca ligjore në Kosovë”.

Gjenerali serb thotë se në rast që ushtria e Kosovës me apo pa pëlqimin e KFOR-it lëvizin në veri të Republikës së Kosovës, atëherë detyrat do të ndërmerren në përputhje me rrethanat”.

Mojsiloviç foli edhe për rritjen e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të vijave kufitare me Republikën e Kosovës.

“Ju e keni parë vendosjen e forcave për reagim të shpejtë të Forcave të Armatosura”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *