Gjenerali: Ushtria amerikane në Europë duhet të ndryshojë pas pushtimit të Ukrainës

21:32 30/03/2022

Komandanti i lartë i ushtrisë amerikane në Europë thotë se beson se qëndrimi i trupave amerikane në rajon duhet të ndryshojë për të pasqyruar kërcënimin në rritje nga Rusia.

Gjenerali Tod Wolters, i cili udhëheq Komandën Europiane, tha gjatë një seance dëgjimore në kongres se “veprimi i pakuptimtë” i Rusisë me pushtimin e Ukrainës, ofron një mundësi për të “ripërcaktuar arkitekturën e përhershme ushtarake që ekziston në kontinent”.

Wolters shtoi se kjo do të përfshinte si dislokimet e trupave në terren në Evropën lindore, “kontrollin ajror”, si dhe forcat detare.

Wolters tha gjithashtu se SHBA-ja ka krijuar dy qendra, secila me staf rreth 100 persona, që po punojnë për të dërguar ndihmën ushtarake dhe humanitare në Ukrainë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com