Gjenerata e re e kamerave?

10:32 14/04/2021

Një dizajner ka zhvilluar një web kamera me lëkurë sintetike dhe sy njerëzor që lëviz dhe shpreh emocione.

Quhet Eyecam (kamera sy) dhe është një projekt nga Mars Teyssier, i cili në të shkuarën ka ndërtuar lëkurën artificiale, që i bën telefonat inteligjente të ndjeshëm, riprodhon sjelljen fizike dhe jo të ndërgjegjshme që një njeri ka kur sheh diçka.

Kjo kamera kishte si qëllim të tregonte lehtësinë me të cilën njerëzit kanë tendencën për të hequr dorë nga privatësia e tyre dhe sesi gjithë ky zaptim mund të tregohet vetëm nëse e sheh nëpërmjet syve të tu.

“Eyecam është gjithnjë në lëvizje, me një sjellje të ngjashme me atë të syrit të njeriut: mund të shohë lart, poshtë, të lëvizë qepallat, apo t’i mbyllë ato fare. Eyecam mund të jetë autonome dhe të reagojë nga stimujt e saj të jashtëm, e tillë si prania e përdoruesit përballë”, shpjegon Teyssier në website e tij.

Kjo web kamera lidhet me kompjuterin nëpërmjet Raspberry Pi Zero dhe ka në brendësi një web kamera 720p.

Lëvizjet e ndryshme të syrit riprodhohen falë 6 servo-motorëve, që menaxhohen nga një bord Arduino Nano.

Ideja është që të tërheqë vëmendje tek ngjashmëritë mes qenieve njerëzore dhe makinave. Ky sy mbështetet në algoritmet e shikimit të kompjuterit për të procesuar imazhe, për të dalluar tiparet dhe për interpretuar informacionin. Në fakt, inteligjenca artificiale është e ndërtuar mbi trurin e njeriut ekzaktësisht për këtë arsye, ndaj dhe teknologjia pas saj, rrjetet nervore artificiale, reflektojnë ato të trurit të njeriut.

Duke i bërë më të dukshme këto ide, Teyssier shpreson që të ngjallë debat për natyrën e teknologjisë dhe përgjimit në shoqëri./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *