Gjenevë, Ghebreyesus: Hipotezat mbi origjinën e COVID-19 kërkojnë më shumë studime

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus vlerësoi se të gjitha hipotezat e paraqitura në raport mbi origjinën e COVID-19 meritojnë të studiohen më tej, në një reagim të parë ndaj këtij dokumenti.

“Të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe meritojnë studime të mëtejshme dhe gjithëpërfshirëse të asaj që kam parë deri më tani”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin gjerman për Bashkëpunimin, Gerd Müller.

Dokumenti, që favorizon hipotezën e transmetimit nga një kafshë dhe që e konsideron shumë të pamundur atë të një rrjedhje nga një laborator, do të publikohet të martën.

Kjo e fundit, që virusi shpëtoi nga një laborator në Wuhan, epiqendra e zonës metropolitane kineze të epidemisë, gjykohet nga 17 ekspertët ndërkombëtarë të emëruar nga OBSH-ja dhe 17 kolegët e tyre kinezë, si një skenar “shumë i pamundur”, ndërsa ai i transmetimit nga një kafshë e ndërmjetme është cilësuar si “i mundshëm deri te shumë i mundshëm”.

“Raporti iu dorëzua dje vendeve anëtare të OBSH-së, për të cilat ekspertët e shëndetit publik do të informohen më tej të martën”, shpjegoi kreu i OBSH-së.

“Ne do ta lexojmë raportin dhe do ta diskutojmë, si edhe do të vendosim për hapat e ardhshëm me vendet anëtare”, tha Tedros.

Raporti më pas do të bëhet publik dhe do të pasohet nga një konferencë për shtyp e autorëve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *