Gjenevë, OKB: Mbështetje nga konferenca e donatorëve për Sirinë

OKB bëri thirrje për një mbështetje bujare për pesë vendet me më shumë refugjatë sirianë nga konferenca e donatorëve e planifikuar në Bruksel javën e ardhshme.

“Për programet në Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt do të duheshin 5,8 miliardë dollarë”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.

“Nëse nuk mund të gjejmë burime për këto programe në mënyrën e përshtatshme, nuk mund të përjashtojmë më shumë lëvizje të popullsisë,” paralajmëroi ai.

Në këto pesë vende, që presin 85 % të të gjithë refugjatëve sirianë. rreth 5,5 milionë refugjatë dhe 4,8 milionë persona në nevojë mbështeten në përkrahjen e donatorëve.

BE po koordinon konferencën e donatorëve, që do të mbahet më 29-30 mars.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *