Gjenevë, Tedros: Pabarazia e vaksinave është një kërcënim i madh në luftën kundër pandemisë

Rastet dhe vdekjet nga COVID-19 po bien në shumicën e rajoneve, por pabarazia tronditëse globale në qasjen ndaj vaksinave është një nga rreziqet më të mëdha për zhdukjen e pandemisë, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Tani po shohim një pllajë në numrin e rasteve COVID-19 dhe vdekjeve të shkaktuara prej tij, me rënie në shumicën e rajoneve, përfshirë zonat më të prekura të Amerikës dhe Europës”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

“Por pabarazia tronditëse globale në qasjen ndaj vaksinave mbetet një nga rreziqet më të mëdha për t’i dhënë fund pandemisë”, shtoi ai.

Vendet me të ardhura të larta dhe të mesme përfaqësojnë 53% të popullsisë së botës, por kanë marrë 83% të vaksinave të botës.

Në të kundërt, vendet me të ardhura të ulëta përbëjnë 47% të popullsisë së botës, por kanë marrë vetëm 17% të vaksinave të botës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *