Gjeorgji, hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambient të hapur

Në Gjeorgji ka përfunduar detyrimi për mbajtjen e maskës ​​në ambient të hapur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Kryeministri gjeorgjian, Irakli Garibashvili i cili kryesoi takimin koordinues për të luftuar COVID-19, njoftoi se sipas vendimit të marrë si qeveri që sot është hequr detyrimi për të mbajtur maskë ​​në ambient të hapur në të gjithë vendin.

Ai tha se qytetarët nga sot duhet të mbajnë maska ​​vetëm në ambiente të mbyllura dhe në transport publik dhe se vendosën të heqin shtetrrethimin e natës që nga 1 korriku.

Garibashvili njoftoi se dy javë më vonë 1 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 do të arrijnë në vend dhe procesi i vaksinimit do të përshpejtohet.

Në 24 orët e fundit 24 viktima dhe mbi 900 raste me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima dhe 914 raste me COVID-19. Deri më sot në Gjeorgji janë shënuar 5.199 viktima dhe 360.055 raste me koronavirus.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *