Gjermanët mbushin sheshet, protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë: Duhet ndërhyrje emergjente për lehtësim financiar

gjermanet mbushin sheshet proteste kunder rritjes se cmimit te energjise duhet nderhyrje emergjente per lehtesim financiar
gjermanet mbushin sheshet proteste kunder rritjes se cmimit te energjise duhet nderhyrje emergjente per lehtesim financiar

Dhjetëra mijëra protestues në gjashtë qytete gjermane u mblodhën të shtunën për të kërkuar një shpërndarje më të drejtë të fondeve të qeverisë për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe kostot e jetesës.

Protestuesit marshuan në Berlin, Duseldorf, Hannover, Shtutgart, Dresden dhe Frankfurt-am-Main, duke mbajtur pankarta me slogane për gjithçka, nga ulja e inflacionit deri tek më shumë subvencione për çmimin e energjisë për të varfrit.

“Ne duam të tregojmë se kemi nevojë urgjente për lehtësim financiar për qytetarët.”

Njerëzit me të ardhura më të ulëta kanë nevojë për më shumë mbështetje sesa të pasurit”, është shprehur drejtuesi I një prej sindikatave organizatore të protestave.

Parlamenti gjerman miratoi të premten paketën e shpëtimit të qeverisë prej 200 miliardë eurosh, e cila synon të mbrojë kompanitë dhe familjet nga ndikimi i çmimeve të larta të energjisë.

Paketa përfshin një pagesë për të mbuluar një faturë mujore të gazit për familjet dhe bizneset e vogla dhe të mesme dhe një mekanizëm për të kufizuar çmimet nga muaji mars.

Inflacioni gjerman në shtator arriti nivelin më të lartë në më shumë se një çerek shekulli në 10.9%, i nxitur nga kostot më të larta të energjisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts