Gjermanët parapëlqejnë Soederin si kancelar

Ndërsa blloku konservator i Gjermanisë kërkon të zgjedhë një nga dy kandidatët për të drejtuar zyrën e kancelarit, një sondazh i ri lë Armin Laschet të CDU-së së Angela Merkel shumë prapa partisë binjake bavareze të Markus Soederit, CSU.

Laschet, i kristian-demokratëve të Merkel (CDU) dhe Soeder, i Unionit Social-kristian (CSU), janë kolegë në bllokun CDU/CSU, por gjithashtu rivalë për mundësinë për t’u bërë kancelar.

Aktualisht, 44% e gjermanëve dhe 72% e mbështetësve të bllokut konservator e konsiderojnë Soederin si kandidatin më të përshtatshëm për të udhëhequr të dy partitë në zgjedhjet e shtatorit, sipas një sondazhi për transmetuesin gjerman ARD.

Vetëm 15% e gjermanëve dhe 17% e mbështetësve të CDU/CSU e konsiderojnë Laschet kandidatin më të përshtatshëm.

Të dy janë udhëheqës landesh, Soeder për Bavarinë dhe Laschet për North Rhine-Westphalia dhe figura politike me peshë të rëndë.

Merkel do të japë dorëheqjen pas më shumë se 15 vitesh si kancelare. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *