Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve

21:30 28/08/2021

Gjermania pritet të pushtohet nga protestat kundër masave kufizuese për pandeminë. Njoftimet për tubime, veçanërisht në kryeqytetin Berlin e alarmuan policinë që u detyrua të hartojë një plan të veçantë masash. Policia e Berlinit po përgatitet për një operacion në shkallë të gjerë këtë fundjavë për të ndaluar demonstratat e shumta kundër masave kufizuese në kuadër të pandemisë.

“Përvoja ka treguar se një numër i madh njerëzish do të vijnë në qytet dhe nuk do t’u binden masave”, tha një zëdhënës i policisë.“Policia do të zbatojë urdhrat për ndalimin e grumbullimeve dhe do të jetë e pranishme në përputhje me rrethanat dhe do të mbrojë veçanërisht zonën qeveritare. Më shumë se 4 200 oficerë policie do të vendosen në teren”, theksoi policia.

Katër peticione urgjente kundër masave kufizuese iu paraqitën gjykatës të premten pasdite. Gjykata administrative pranoi një kërkesë urgjente dhe rrëzoi ndalimin e tubimeve prej mbi 500 pjesëmarrësish. Gjykata rrëzoi një urdhër ndalimi ndërsa në tre rastet e tjera, ndalimet u konfirmuan.

Policia është gjithashtu veçanërisht e kujdesshme sepse një vit më parë, më 29 gusht 2020, dhjetëra mijëra njerëz protestuan në Berlin kundër kufizimeve të koronavirusit. Vjet protestuesit thyen një barrierë mbrojtëse në ndërtesën e Reichstag-ut ku ndodhet dhoma e ulët e parlamentit të dhe pushtuan një shkallë para hyrjes.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *