Gjermanët votojnë për pasardhësin e Merkelit

09:08 26/09/2021

Socialdemokratet kryesojnë sondazhet

Kush do të jetë pasardhësi i Angela Merkelit në postin e kancelarit të Gjermanisë, vendit të konsideruar si lokomotiva e Bashkimit Europian. Atë do ta përcaktojnë këtë të diel, mbi 60 milionë votues gjermanë të thirrur në zgjedhjet parlamentare, që për të parën herë pas 16 vitesh nuk do të kenë Merkelin si kandidate.

Sondazhet kryesohen nga socialdemokratët e ministrit aktual të financave Olaf Sholc me rreth 25%. Kristiandemokratët e Armin Lashetit, pasardhësit të Merkelit në parti ndodhen në nivelin e 22%-shit. Rezultati është i paparashikueshëm pasi ditët e fundit diferenca mes dy partive kryesore po ngushtohet dhe pozita e kristiandemokratëve po forcohet. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk arrin dot e vetme mbështetjen e 299 deputetëve në parlament.

Skenari më i mundshëm është një koalicion paszgjedhor mes socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve, ashtu si aktualisht, por kancelari do t’u takojë socialdemokratëve. Kombinim tjetër i mundshëm është ai mes socialdemokratëve të gjelbërve dhe liberaldemokratëve.

Ndasia që duhet sheshuar është borxhi i përbashkët europian që mbështetet nga socialdemokratët, ndërsa kundër ka kristiandemorkatët dhe liberaldemokratët. Çdo kombinim i mundshëm mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *