Gjermani, hapet hetim për mashtrim në qendrat e testimit për COVID-19

Në Gjermani është hapur hetim për parregullsi në disa qendra të testimit të shpejtë falas për diagnostikimin e koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan mediat lokale.

Sipas mediave, disa qendra testimi kanë raportuar deri te autoritetet numër më të lartë testesh sesa që janë bërë në të vërtetë.

Qendrat kanë raportuar numër më të lartë të testeve nga shifrat reale pa ofruar prova me qëllimin për të përfituar para, thanë mediat, duke shtuar se raste të tilla janë vërejtur në qytetet Köln, Münster dhe Essen dhe disa qendra në shtetin e Bavarisë.

Pas daljes në pah të këtyre rasteve, prokuroria ka hapur hetim ndaj disa personave me akuzën për mashtrim.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, deklaroi se qendrat e testimit duhet të kontrollohen nga departamentet lokale të shëndetit.

“Qeveria federale përcakton kornizën, qeveria federale vendos rregullat, qeveria federale paguan shpenzimet, por qeveria federale nuk mund të inspektojë qendrat e testimeve në vend”, tha Spahn.

Spahn tha se këtë çështje do ta diskutojë sot me ministrat e shëndetësisë të rajoneve gjermane.

Në qendrat e testimeve, të cilat janë përhapur në Gjermani muajt e fundit, qytetarët u drejtohen testeve të shpejta që vlejnë 24 orë për të qenë në gjendje të hanë jashtë dhe të hyjnë në zona të caktuara me rezultat negativ.

Qeveria u paguan qendrave të testimit nga 18 euro për test, përfshirë edhe shpenzimet për materiale.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *