“Gjermani nuk është e frikshme”, Shpëtim Duro: Tani gjithçka varet nga… Spanja









I ftuar në emisionin e “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, foli pas duelit mes Spanjës dhe Gjermanisë që përfundoi në barazim 1-1, teksa ndër të tjera u shpreh:

DURO

“Ishte një ndeshje me mjaft interes dhe tepër delikate. Barazimi ishte rezultati më i drejtë në këtë takim. Gjermania është Gjermani, pjesa e parë ka qenë shumë e kujdesshme, pavarësisht se në  kompleks Spanja ishte më mirë se Gjermania, por të dyja ishin në ankth se ndërlikohej situata.

Tani nuk është  në dorë të Gjermanisë, është në dorë të Spanjës, kur je në dorë të tjetrit je gjithmonë në tension.

Gjermania nuk është aq e frikshme sa në të kaluarën. Edhe ne ndeshjet miqësore apo Ligën e Kombeve ka pasur rezultate jo fort të mira”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *