GJERMANI – Për herë të parë më pak se 1 000 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv

Numri i pacientëve me Covid-19 në Gjermani në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë nën 1 000 persona, për herë të parë pas tetë muajsh.

Shoqata Ndërdisiplinare gjermane për Kujdesin Intensiv dhe të Urgjencës (DIVI) tha se vetëm 964 persona po trajtoheshin në kujdesin intensiv, 960 të rritur dhe katër fëmijë.

”Gjatë kulmit të valës së tretë në prill, më shumë se 5 000 njerëz ishin në kujdes intensiv”, sipas DIVI-t.

Rënia e numrave ishte e lidhur me një rënie të infeksioneve që nga prilli dhe rritjen e normës së vaksinimit, pasi vaksinimet Covid-19 parandalojnë efekte të rënda të virusit.

Edhe pse infeksionet e koronavirusit vazhdojnë të bien në Gjermani, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn paralajmëroi se masat antivirus në shkolla ndoshta do të qëndronin në vend edhe pas pushimeve verore.

“Ne nuk do të jemi në gjendje të kthehemi plotësisht në normalitet, pa masa antivirus”, tha Jens Spahn në një video-konferencë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *