Gjermani: Perspektiva ekonomike varet nga industria

08:57 11/12/2021

Të dhënat e reja ekonomike janë shpesh një test atmosferik për tregjet financiare. Këtë javë pati disa surpriza, të mira dhe të këqija. Në këtë kuadër industrisë gjermane iu desh të përballonte një rënie të mprehtë të porosive në tetor. Fajin për këtë e pati mungesa e shumëpërmendur e materialeve. Prandaj kryesisht klientët e huaj u treguan të rezervuar me porosi. Kësaj i shtohet edhe përkeqësimi i situatës së koronas në shumë vende.

NjĂ« sinjal pozitiv dha nga ana tjetĂ«r prodhimi industrial. NĂ« sektorin e automobilave nĂ« veçanti,  nga linjat e prodhimit dolĂ«n mĂ« shumĂ« makina dhe pjesĂ« automjetesh. PĂ«r kryeekonomistin e ING Gjermani, Carsten Brzeski, ky lajm nuk Ă«shtĂ« njĂ« e papritur e madhe.”Tani ishim nĂ« njĂ« situatĂ« ku mjaftonte vetĂ«m njĂ« kontejner nga Azia ose njĂ« grusht çipash elektronikĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« mĂ« nĂ« fund rifillimin e prodhimit. Sepse stoqet ishin zbrazur,” shpjegon Brzeski. Nga ky kĂ«ndvĂ«shtrim, nuk nevojitet shumĂ« qĂ« tĂ« kthehet rritja mĂ« nĂ« fund nĂ« industrinĂ« gjermane.

Prodhimi i çipave vazhdon të ngecë

Megjithatë, problemet ende nuk janë zgjidhur. Në fakt, është veçanërisht prodhimi i gjysmëpërçuesve në Azi që po ngadalëson kompanitë në Gjermani. Ekspertët besojnë se situata të çipat kompjuterikë mund të mos lehtësohet para gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm. Dhe kësaj i shtohet një pikë, sipas Andreas Scheuerle nga Deka-Bank: “Vështirësitë e furnizimit nuk rëndojnë mbi asnjë vend në Evropë aq sa mbi Gjermaninë – për shkak të pjesës së madhe të industrisë në ekonomi dhe ndoshta edhe për shkak të pjesës së madhe të industrisë së automobilave”.

Prandaj, fati i ekonomisë gjermane varet mbi të gjitha nga situata e industrisë gjermane. “Xhokeri i madh është prodhimi industrial, i cili, me një rigjallërim të shkurtër tani, ndoshta mund ta pengojë recesionin,” shpjegon Brzeski, ekspert në ING.

Për shumicën e profesionistëve të bursës, megjithatë, atmosfera është më pesimiste. Çdo muaj, Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim publikon barometrin ekonomik për investuesit profesionistë. Flitet për një gjysmëvit dimri të errët, veçanërisht për shkak të rigjallërimit të pandemisë Corona.

Shpresa te konsumi

Nga ana tjetër, perspektiva për vitin e ardhshëm është shumë më pozitive, jo vetëm sepse kufizimet që lidhen me koronan mund të hiqen sërish. Ato që pritet të përfitojnë janë hotelet, si dhe tregtia me pakicë, nëse konsumatorëve u rikthehet shija e konsumit. “Ne presim që vitin e ardhshëm të kemi një rritje reale, me më shumë se katër përqind rritje,” thotë Sebastian Dullien nga Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ekonomike të Fondacionit Hans Böckler. “Sepse gjermanët kanë vënë mënjanë një shumë relativisht të madhe parash gjatë krizës, të cilat pjesërisht duan t’i shpenzojnë”.

Në bursa, ky optimizëm është i mirëpritur – pas ditësh të humbjeve në tregjet e aksioneve. Por: në rast të një pandemie, probleme të papritura mund t’i pengojnë shumë shpejt planet e investitorëve dhe ekonomistëve./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *