Gjermani, rekord me mbi 50 mijë infektime ditore

21:27 11/11/2021

Shifra të larta në gjithë Europën. Pandemisë nuk i duket fundi

Besohej se ky do të ishte dimri i fundit i pandemisë, por shifrat e infektimeve në Europë janë pesimiste. Në Gjermani, shifrat ditore thyen një rekord të ri negativ me mbi 50 mijë raste, shifra më e lartë e gjithë pandemisë. Bëhet fjalë për mbi 10 mijë raste më shumë krahasuar me rekordin pandemik të thyer para një dite.

Kurrë më parë në mbi 1 vit e gjysmë infektimet nuk kishin regjistruar një diferencë kaq të lartë brenda një dite. Dyndjet në spitale po shtohen, ndërsa shihet tashmë si të pashmangshme bllokada në ambientet publike dhe vendet e punës për këto që nuk është vaksinuar.

Thellohet rekordi negativ ditor pandemik edhe nĂ« Austri, nĂ« gati 12 mijĂ« raste tĂ« reja. Shifra tĂ« lartĂ« edhe nĂ« Greqi ku autoritetet japin alarmin se dyndja e tĂ« shtruarve me COVID po pĂ«rsĂ«rit krizĂ«n e muajit Mars. NjĂ«sitĂ« e intubimit kanĂ« edhe 11 vende bosh, para se kapacitetet e spitaleve shtetĂ«rore tĂ« ezaurohen plotĂ«sisht, ndĂ«rsa ndihmĂ« u Ă«shtĂ« kĂ«rkuar klinikave dhe mjekĂ«ve privatĂ«. Infektimet nĂ« Itali prekĂ«n pĂ«r tĂ« parĂ«n herĂ« prej fillimit tĂ« Majit, kotĂ«n e 8 mijĂ« rasteve, teksa shifrat mĂ« tĂ« larta prej Shtatorit shĂ«noi edhe Franca. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *