Gjermani, Scholz: Marrëveshje e shpejtë për reformë globale të taksave

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz bëri presion për një marrëveshje të shpejtë për një reformë globale të taksave për korporatat ndërkombëtare aktive.

“Thjesht duhet të ketë sukses këtë vit”, tha Scholz përpara një videokonference me ministrat e Financave të G20-s.

Reforma globale e taksave e synuar nga Scholz-it konsiston, ndër të tjera, në një taksë minimale globale.

Më parë gjatë javës, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen bëri thirrje për një normë minimale globale të taksës së korporatave për kompanitë që punojnë ndërkombëtarisht.

Ndërsa ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte refuzuar taksën dixhitale, administrata e re e Joe Biden është më e hapur dhe po mbështet një zgjidhje kompromisi brenda kornizës së negociatave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *