Gjermani, së paku 272 policë nën hetim për ekstremizmin e krahut të djathtë

Së paku 272 policë në Gjermani janë duke u hetuar për lidhjet e tyre të pretenduara me grupet e ekstremit të djathtë ose për kryerjen e krimeve të ekstremit të djathtë.

Një raport i gazetës gjermane “Welt am Sonntag” theksoi se ekstremizmi i krahut të djathtë është më i përhapur në agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë vendin sesa mendohej më parë.

Raporti u bazua në informacionin e marrë nga qeveria federale dhe ministritë e shtetit të drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Theksohet se Ministria e Brendshme gjermane ndau informacion mbi hetimet disiplinore të kryera mbi 36 oficerë policie në Organizatën Federale të Policisë dhe Zyrën Federale të Krimeve, megjithatë, shtetet e vendosin këtë numër në 236.

Derisa shteti Saarland nuk ndau informacion mbi këtë çështje, raporti i “Welt am Sonntag” theksoi se numri i saktë i të dyshuarve vlerësohet të jetë më i lartë në Gjermani pasi nuk është e mundur të bëhet një vlerësim i plotë mbi këtë çështje.

Ndërkohë, Roderich Kiesewetter, një ligjvënës nga Partia bashkëqeverisëse e Unionit Demokratik-Kristian, kërkoi që çdo i dyshuar i ekstremit të djathtë i policisë federale dhe të shtetit duhet të ndiqet dhe ai kërkoi që të merren masat e nevojshme nëse këto konfirmohen.

Irene Mihalic, një ligjvënëse e Partisë së Gjelbër, theksoi se këto shifra janë alarmante dhe shumë ngjarje janë ende të panjohura.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *