Gjermani/Shoferi i kamionit kalon me të kuqe, përplas 31 automjete dhe i vë flakën një shtëpie (FOTO)

Një shofer kamioni përplas 31 automjete pasi mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur, ka kaluar me të kuqe semaforin dhe i vë flakën shtëpisë në Gjermani.

Shoferi i kamionit kapërceu një dritë të kuqe, duke goditur një makinë që ishte në një udhëkryq dhe që vazhdonte pa u ndalur.

A truck, rear, and wrecked cars stand on a street in Fuerth, Germany, Tuesday, Feb. 8, 2022. German police say an intoxicated truck driver rammed his vehicle into parked cars after ignoring a red light in southern Germany. The truck shoved cars up against buildings and caused some of them to catch fire. Three people were slightly injured and 31 vehicles damaged in the incident just outside Nuremberg in Fuerth on Tuesday evening. (Friedrich/vifogra/dpa via AP)
PIC:AP

Sipas policisë, përpara se të futej në disa makina të parkuara dhe t’i vinte zjarrin automjetit të tij dhe disa të tjerëve – duke përfshirë një shtëpi që duhej evakuuar. 

Tre persona u lënduan dhe 31 automjete u dëmtuan  në Fuerth, jashtë Nuremberg, Gjermani, të martën mbrëma.

09 February 2022, Bavaria, F'rth: A wrecked car and a truck stands in a street. A drunk truck driver had left a trail of devastation after an accident at an intersection with his vehicle weighing several tons on Tuesday evening, ramming cars, pushing them against a house wall and causing damage to some houses. Photo by: L'b Daniel/picture-alliance/dpa/AP Images
PIC:AP

Shoferi i kamionit fillimisht kapërceu një semafor të kuq, duke goditur një makinë që ishte në një udhëkryq dhe vazhdonte pa u ndalur, sipas një deklarate të policisë.

Menjëherë pas kësaj, kamioni u përplas me disa makina të parkuara, duke i shtyrë disa prej tyre në muret e ndërtesave aty pranë. Për pasojë kanë marrë flakë disa makina, fasada e një shtëpie dhe vetë kamioni.

Njerëzit brenda shtëpisë u evakuuan. Policia identifikoi drejtuesin e kamionit një shtetas turk 50-vjeçar, pa vendbanim të përhershëm në Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com