Gjermani, Spahn: Nevojitet bllokim i rreptë antiCOVID-19

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn shprehu sot mendimin e tij se një bllokim i zgjatur 10 deri në 14 ditë është i nevojshëm për të vënë nën kontroll shpërthimin e COVID-19 në vend.

“Nëse shohim shifrat, përfshirë zhvillimet sot, në fakt na duhen të paktën edhe 10 ose 14 ditë kufizime të kontakteve tona dhe të lëvizshmërisë tonë”, tha ai.

Sipas Spahn, Gjermania ka nevojë për një bllokim gjatë pushimeve të Pashkës të ngjashme me atë të vitit të kaluar, kur gjermanëve iu tha qartësisht të qëndronin në shtëpi dhe të shmangnin të gjitha kontaktet.

Strategjia e Gjermanisë për pandeminë e koronaviruusit u përfshi nga konfuzioni në fillim të kësaj jave, kur qeveria e kancelares Angela Merkel bëri një kthesë spektakolare në planin për të forcuar një bllokim ekzistues gjatë Pashkë, duke përmendur probleme ligjore dhe logjistike në zbatimin e tij/ATSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *