Gjermania, 80% e energjisë, e rinovueshme deri në 2030

gjermania 80 e energjise e rinovueshme deri ne 2030

15:57 22/09/2023

Qeveria ka vendosur të trefishojë shpejtësinë e zgjerimit

Gjermania nisi të zbatojë në fillim të këtij viti një prej ndryshimeve më të mëdha ligjore për t’i hapur rrugë përshpejtimit të zgjerimit të energjisë së rinovueshme, si parqet fotovoltaike, ato eolike apo hidro-centraleve.

Në këtë mënyrë, Gjermania hoqi pengesat që mbanin peng tranzicionin e energjisë dhe klimës për shumë vite.

Ligji i ri i quajtur “EEG 2023” përcakton se pjesa e energjive të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë elektrike pothuajse do të dyfishohet brenda më pak se një dekade. Përveç kësaj, shpejtësia e zgjerimit të energjisë së rinovueshme do të trefishohet, në ujë, në tokë dhe neper tarracat e ndërtesave.

Është përcaktuar se burimet e rinovueshme janë në interesin e përgjithshëm publik dhe në interes të sigurisë publike. Në proceset e ardhshme vendimmarrëse atyre do t’u jepet përparësi ndaj interesave të tjera. Kjo do të lejojë që procedurat e planifikimit dhe miratimit të përshpejtohen.

Për të arritur objektivin e ri të zgjerimit për energjinë e erës dhe ate diellore, vëllimet e tenderave për periudhën deri në 2028-29 do të rriten ndjeshëm.

Planifikimi parashikon që të paktën 80 përqind e konsumit të energjisë elektrike të Gjermanisë do të mbulohet nga energjitë e rinovueshme deri në vitin 2030. Kjo do të thotë se pjesa e konsumit të përgjithshëm do të dyfishohet pothuajse, pasi prodhimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 600 teravat në 800 teravat.

Norma më të larta të shpërblimit për sistemet e reja fotovoltaike që janë instaluar nëpër tarracat e ndërtesave janë aplikuar që nga 30 Korriku i vitit 2022. Kjo do ta bëjë të vlefshëm mbulimin e tarracave me sisteme diellore, edhe për konsum privat.

Ligji gjithashtu ofron stimuj të rinj që projektet e erës dhe diellit të drejtuara nga kooperativat energjetike të qytetarëve do të përjashtohen nga detyrimet e tenderave për të lejuar një proces më pak burokratik.

Shpërblimi për projektet energjetike të qytetarëve do te behet gjithashtu pa tender. Por jo vetëm Gjermania. Thuajse e gjithë bota është orientuar drejt burimeve të rinovueshme, për shkak të krizës së energjisë që solli sulmi rus mbi Ukrainë.

Tv Klan

gjermania 80 e energjise e rinovueshme deri ne 2030

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts