Gjermania asgjëson 790 milionë maska anticovid, ja arsyeja

gjermania asgjeson 790 milione maska anticovid ja arsyeja
gjermania asgjeson 790 milione maska anticovid ja arsyeja

Gjermania do të asgjësojë 790 milionë maska për shkak të skadimit të afatit të përdorimit.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” njoftoi se qeveria kishte blerë 5,8 miliardë maska për gjashtë miliardë euro në kohën e pandemisë së COVID-19.

Më tej thuhet se 790 milionë maskat, të cilave u ka skaduar afati dhe nuk janë përdorur kurrë, do të asgjësohen me djegie.

Raporti thekson se bëhet fjalë për 60 milionë maska të tipit FFP2 si dhe maska të tjera mjekësore, të cilat nuk mund të përdoren më për shkak të skadimit të afatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts