Gjermania ashpërson masat, miraton rregulloret e reja për emigrantët pa leje qëndrimi, pr.ligji pritet me kritika brenda koalicionit

gjermania ashperson masat miraton rregulloret e reja per emigrantet pa leje qendrimi pr ligji pritet me kritika brenda koalicionit

Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, partnere e koalicionit qeverisës në Gjermani, të mërkurën (25.10.) kabineti qeveritar miratoi rregulloret e reja të ashpërsuara për dëbimin e personave pa leje qëndrimi që duhet të largohen nga Gjermania. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser tha se “kjo paketë masash restriktive” është e nevojshme për të “kufizuar ndjeshëm” migracionin ilegal në Gjermani. Dëbimet më të shpejta dhe më shumë të azilkërkuesve të refuzuar shërbejnë për të krijuar “kapacitete të mjaftueshme” për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje të vërtetë në Gjermani. Shoqata humanitare “Pro Asyl” e kritikoi vendimin e qeverisë gjermane për “ashpërsim të diskutueshëm të masave nga ana ligjore”.

Që në shkurt kancelari gjerman, Olaf Scholz kishte folur për dëbime konsekuente, kur tha në Bundestag se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, ai duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet. Së fundmi në Gjermanijetonin rreth 280.000 vetë që nuk kanë leje qëndrimi dhe duhet të largohen nga Gjermania. Por në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar. Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet. Nga ana tjetër shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen fshihen.

“Kjo do të ndihmojë”

Në verë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet. Para dy javësh politikanja socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit që u miratua të mërkurën. Në të parashikohen një sërë masash: Më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve. Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin “Abschiebehaft” -burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit -në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani. “Nga njëra anë kemi zgjatur ndalimin për shkaqe dëbimi, kjo është sigurisht një pikë”, tha Faeser. Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser me dosje në dorë në BundestagMinistrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser me dosje në dorë në Bundestag
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy FaeserFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance
Përveç kësaj policia merr të drejtën të kërkojë personat që janë të detyruar të largohen nga Gjermania në strehimoret e përbashkëta edhe në dhomat e bashkëbanorëve. Dhe në fund dëbimet e personave me detyrim largimi nuk do të paralajmërohen më, përveç rasteve të familjeve me fëmijë nën 12 vjeç. Ministrja Faeser shpreson që të arrijë në këtë mënyre uljen e migracionit ilegal. “Kjo do të ndihmojë”, tha Faeser.

Koalicioni i dyzuar

Brenda partive të koalicionit qeverisës në Gjermani masat e parashikuara nuk kanë gjetur gjithmonë mbështetje. Kritika kanë ardhur nga disa pjesë të Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbrit, si politikanja Filiz Polat. “Sipas pikëpamjes sonë këto janë ndërhyrje masive në të drejtat themelore.E drejta e dëbimit duhet të ashpërsohet -sipas qëndrimit tim kjo është jo-proporcionale dhe shumë e rëndë.”

Nga ana e partneres të vogël të koalicionit, Partisë Demokratët e Lirë, FDP dëgjohen tone miratuese. Për drejtuesin ekzekutiv të grupit parlamentar liberal, Stephan Thomae është e qartë. “Shteti duhet të krijojë edhe kushtet, që vendimet e tij të zbatohen.”

Olaf Scholz kërkoi mbështetjen e opozitës

Pas vendimit të qeverisë projektligji kalon në Bundestag. Ndoshta edhe për shkak të devijuesve brenda radhëve të koalicionit, kancelari kërkoi mbështetjen e opozitës duke i drejtuar letër kreut të Partisë Kristiandemokrate, CDU, Friedrich Merz për të mbështetur këtë projektligj. Nga opozita janë dhënë sinjale të përmbajtura miratuese. “Ky është një hap i vogël në drejtimin e duhur”, është shprehur drejtuesi ekzekutiv i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Thorsten Frei.

AfD shikon konfirmim të politikës së saj, E Majta kritikon

Drejtuesja e AfD, Alice Weidel i cilësoi planet e ministres së Brendshme si kopje të kërkesave të partisë së saj. “Nga një panik i qartë natyrisht merren tani edhe kërkesat e AfD-së.” Kurse E Majta kritikon marrjen e narrativave të djathta në politikën e refugjatëve. Zëdhënësja për politikën e migrimit në partinë E Majta, Clara Bünger shikon në këtë projektligj shkelje të proporcionalitetit dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor veçanërisht tek “dëbimet e palajmëruara pas qëndrimit të gjatë.”. Për shkak se shumë vende refuzojnë të marrin të dëbuarit dhe marrëveshjet e ripranimit kërkojnë kohë të gjatë, nuk dihet ende, se çfare efekti do të kenë masat e ashpërsuara./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts