Gjermania: BE-ja duhet t’i japë fund varësisë nga nafta dhe gazi rus

gjermania be ja duhet ti jape fund varesise nga nafta dhe gazi rus
gjermania be ja duhet ti jape fund varesise nga nafta dhe gazi rus

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se vendet evropiane duhet t’i japin fund varësisë së tyre nga nafta dhe gazi rus.

Duke folur në një konferencë për media në Pragë me homologun e saj çek, ministrja Baerbock argumentoi se presidenti rus, Vladimir Putin, po përdor energjinë si armë në një luftë hibride kundër Ukrainës dhe Perëndimit.

“Prandaj, është me rëndësi të madhe për ne t’i japim fund varësisë nga importet e karburanteve fosile ruse”, tha Baerbock, duke shtuar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa drejt këtij qëllimi, ruajtjes së unitetit dhe vendosmërisë së tyre.

Shefja e diplomacisë gjermane po ashtu përshëndeti marrëveshjen e arritur nga ministrat e energjisë së vendeve të BE-së për të reduktuar përdorimin e gazit në të gjithë bllokun evropian, në mënyrë që të vendet të përgatiten për ndërprerjen e mundshme të furnizimeve me gaz këtë dimër.

“Në këtë mënyrë ne nënvizojmë unitetin tonë, demonstrojmë se nuk do të jemi të ndarë”, theksoi ajo.

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord që midis 1 gushtit të vitit 2022 dhe 31 marsit të vitit 2023 të reduktojnë kërkesën e tyre për gaz me 15 për qind krahasuar me konsumin mesatar të tyre në pesë vitet e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts