
20:50 05/08/2021
OBSH ka akuzuar disa vende se kanë përdorur shumicën e furnizimit global të vaksinave
Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë me dozat përforcuese COVID-19 duke filluar nga muaji Shtator duke shpërfillur një apel të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për të pritur deri sa të vaksinohen më shumë njerëz në të gjithë globin.
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vendi po punon për nxjerrjen e dozave të treta të vaksinës COVID-19 për të moshuarit dhe personat më të rrezikuar.
âNjĂ« dozĂ« e tretĂ« ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« jetĂ« e nevojshme, jo pĂ«r tĂ« gjithĂ« menjĂ«herĂ«, por nĂ« çdo rast pĂ«r mĂ« tĂ« rrezikuarit dhe mĂ« tĂ« moshuaritâ, u shpreh Macron nĂ« llogarinĂ« e tij nĂ« Instagram.
OBSH dhe më herët ka bërë thirrje për një shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të vaksinave në botë dhe ka theksuar faktin se disa vende kanë përdorur shumicën e furnizimit global të vaksinave.
Por Gjermania i ka hedhur poshtë këto akuza, duke deklaruar se do të dhurojë të paktën 30 milionë doza vaksine për vendet më të varfra.
Franca dhe Gjermania deri më tani i kanë dhënë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19 përkatësisht, 64.5% dhe 62% të popullsisë së tyre.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al