Gjermania dhe SHBA, thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga kufiri ukrainas

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti amerikan Joe Biden i bënë thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga kufiri ukrainas për të çtensionuar situatën në rajon, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane të mërkurën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime, gadishullin që Moska aneksoi nga Kievi në 2014.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan stërvitje ushtarake të njëkohshme të mërkurën ndërsa ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s filluan diskutimet emergjente mbi mashtrimin e trupave ruse pranë kufirit ukrainas.

Gjatë telefonatës së tyre, Kancelarja Merkel dhe Presidenti Biden diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainën lindore dhe i bënë thirrje Rusisë që të shmangë ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm.

“Kancelarja dhe presidenti ranë dakord se Rusia duhet të zvogëlojë përforcimet e fundit të trupave në mënyrë që të çtensionojë situatën”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

Në Uashington, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden kishte folur me Presidentin rus Vladimir Putin të martën për të theksuar pasojat e aktiviteteve të Rusisë. Dy anije luftarake amerikane pritet të arrijnë në Detin e Zi më vonë këtë javë.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *