Gjermania do të ndërpresë ndihmën financiare për Afganistanin nëse talebanët marrin pushtetin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, njoftoi se do të ndërpresin ndihmën financiare për Afganistanin nëse administrimi i vendit i kalon talebanëve.

Në një deklaratë për kanalin gjerman ZDF, Maas tha se “Nëse talebanët marrin administrimin e vendit, ne nuk do të dërgojmë as edhe një qindarkë nga ndihma Gjermane për zhvillim e cila aktualisht është 430 milionë euro në vit”.

Maas theksoi se tërheqja e ushtrisë gjermane nga Afganistani është një rezultat i tërheqjes së SHBA-së. “Do të ishte e pakuptimtë prania ushtarake jashtë forcave të armatosura të SHBA-së dhe NATO-s”, tha Maas.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *