Gjermania do të ndjekë SHBA-në lidhur me tërheqjen e ushtarëve nga Afganistani

Gjermania njoftoi se do të ndjekë SHBA-në lidhur me çështjen e tërheqjes së ushtarëve nga Afganistani.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, në një deklaratë në kanalin ARD, lidhur me deklaratën e SHBA-së që do të tërheqë ushtarët e saj në Afganistan më 11 shtator, tha se kjo çështje do të diskutohet sot në takimin që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së NATO-s.

Ndaj pyetjes nëse Gjermania do t‘i tërheqë apo jo me SHBA-në ushtarët e saj në Afganistan, ministrja Kramp-Karrenbauer tha: “Ne gjithmonë kemi thënë ‘kemi hyrë bashkë, do të dalim bashkë‘. Jam pro një tërheqjeje të rregullt. Për këtë arsye besoj se sot do të merret një vendim i tillë”.

Në pyetjen nëse 11 shtatori nënkupton datën e tërheqjes edhe të ushtarëve gjermanë, Kramp-Karrenbauer u përgjigj se “Kjo do të thotë që ne duhet të sinkronizojmë planet tona në NATO me planet e SHBA-së gjithashtu”.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, kishte deklaruar se vendi i tij do të tërheqë ushtarët nga Afganistani deri me 11 shtator dhe se tërheqjen do ta diskutojnë me aleatët e NATO-s.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *