Gjermania do të nisë vaksinimin e adoleshentëve

19:30 28/05/2021

Imunizimi do të nisë nga 7 Qershori nëse EMA miraton Pfizer për fëmijët

Pas takimit me udhëheqësit e 16 shteteve të Gjermanisë, Kancelarja Angela Merkel miratoi uljen e kufirit të moshës për vaksinimin kundër COVID. 

Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 12 vjeç e lart mund të vaksinohen kundër Covid-19 duke filluar nga 7 Qershori.  Mjekët dhe qendrat e vaksinimit duhet të përfshijnë edhe të rinjtë në fushatën e vaksinimit, ka bërë të ditur Kancelarja Merkel.

Detajet do të përcaktohen nga landet federale. Kancelarja Merkel theksoi më tej se testime nuk do të jenë të nevojshme as për aktivitetin shkollor dhe as për pushimet. Qeveria beson se 60% e të rinjve dhe fëmijëve janë të gatshëm të vaksinohen.

Agjencia Evropiane e Barnave pritet të miratojë vaksinën BioNTech-Pfizer për adoleshentët midis 12 dhe 15 vjeç. Ky vendim i qeverisë gjermane sjell sinjale të tjera pozitive në lidhje me pandeminë në Gjermani.

Shifrat e infeksionit COVID-19 të vendit kanë rënë nën 50 infeksioneve të reja ditore për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve. Kjo është niveli më i ulët i infeksionit që nga Tetori dhe zhvillimi i pandemisë po zvogëlohet me vaksinimet.

Rreth 40% e njerëzve në Gjermani tani kanë marrë të paktën një dozë. Qeveria planifikon të sigurojë pothuajse 6.4 milionë doza deri në Gusht për vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *