Gjermania do të paguajë faturat e gazit për familjet dhe bizneset 

gjermania do te paguaje faturat e gazit per familjet dhe bizneset
gjermania do te paguaje faturat e gazit per familjet dhe bizneset
?????????????????????????????????????????????????????????

11:44 11/10/2022

Rimbursimi i plotë do të nisë në Dhjetor dhe do të pasohet nga një skemë e diferencuar subvencionimi në Mars 2023

Gjermania do të paguajë pjesën më të madhe të faturave të gazit për familjet dhe bizneset për periudhën e Dhjetorit , si pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë nga kriza energjetike e nxitur nga lufta në Ukrainë.

Sipas skemës, rimbursimi i plotë do të bëhet pas dy muajsh si dhe pranverën e ardhshme me një skemë më të diferencuar subvencionimi. Nga marsi 2023 deri në fund të prillit 2024, familjet do të paguajnë 0,12 € për kilovat orë për 80% të parë të përdorimit të gazit që përdorën përgjatë 2022. 

Sipas propozimeve të tyre  me kosto rreth 90 miliardë euro bizneset pritet të paguajnë 7 cent për kilovat orë për 70 për qind të përdorimit të tyre të gazit në vitin 2022, duke filluar nga Janari. Kjo korrespondon afërsisht me nivelin e çmimeve që pritet në të ardhmen ndërsa  plani synon të parandalojë rritjen e çmimeve përtej kësaj.

Qeveria e kancelarit Olaf Scholz njoftoi se do të punonte shumë shpejt për zbatimin e një plani me dy faza të rekomanduar nga një panel ekspertësh. Paneli, i cili përfshinte përfaqësues të industrisë dhe sindikatave, shkencëtarë dhe politikanë, i paraqitën konkluzionet Scholz dhe ministrave të ekonomisë dhe financave të vendit në fillim të kësaj jave.

Berlini  është kritikuar nga fqinjët e BE-së pas miratimit të paketës 200 miliardë Euro për të lehtësuar  rritjen e mëtejshme të çmimeve mes paralajmërimeve në Berlin se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të reduktojë konsumin e saj të gazit me 20 për qind me ardhjen e dimrit si masë për të kursyer energji.

Shumë vende evropiane kanë propozuar subvencione të ngjashme për lëndët djegëse fosile përballë çmimeve në rritje. Por disa nga fqinjët e Gjermanisë kanë kritikuar shumën e madhe që Berlini po lë mënjanë, duke argumentuar se kjo do t’i çojë jashtë tregut. Rusia filloi të reduktojë furnizimet me gaz në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Qershor dhe i ndërpreu plotësisht ato më shumë se një muaj më parë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts