Gjermania drejt mbylljes totale

22:40 15/11/2021

Rritja rekord e rasteve që prej fillimit të pandemisë, ekspertët: Duhen masa strikte

Një tjetër rekord infektimesh është regjistruar nga Gjermania. 

[embedded content][embedded content]

Numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur me 23 mijë gjatë 24 orëve të fundit. Numri total i infektimeve që prej fillimit të pandemisë i kalon 5 milionë.

Ndërsa viktima në total nga koronavirusi janë  97,715 persona. Ndërkohë që infektimet po shkojnë nga një rekord në tjetrën dhe vendi po përballet më valën e katërt të Covid- 19, spitalet kanë ende kapacitete që të shkojnë skenaret në fazat e hershme të pandemisë.

Vetëm 67.5 % e popullsisë gjermane është plotësisht e vaksinuar. Varianti delta po përhapet gjerësisht mes popullsisë së pavaksinuar dhe në një kohë që edhë temperaturat kanë rënë ndjeshëm .

Ndërkohë tre partitë kryesore që janë në bisedime për formimin e koalicionit të ri po diskutojnë për një plan të ri masash anti-Covid. Autoritetet shëndetsore janë në pritje të krijimit të qeverisë së re për të implentmentaur masa strikte të pandemisë siç mund të ishte një lockdown total ose mbylljen e shkollave.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts