Gjermania e bën të detyrueshme vaksinimin për punonjësit shëndetësorë

19:20 11/12/2021

Në republikën çeke personat mbi 60 vjeç do të jenë të detyruar të vaksionohen

Gjermania ka miratuar një ligj që detyron punonjësit shëndetësorë të vaksinohen kundër Covid-19. Ky vendim do të prekë stafin e spitaleve dhe azilet të cilët do të duhet të  jenë të vaksinuar deri në mes të muajit mars të vitit 2022.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach i cili  mori detyrën këtë javë me qeverinë e re të udhëhequr nga kancelari  Olaf Scholz, i kërkoi deputetëve nga spektër të ndryshme politike që të aprovojnë këtë masë.

Vetë kancelari gjerman ka deklaruar se është pro vaksinimit të detyrueshëm. Laturbach tha se shpreson që Gjermania mund të shuajë një valë të katërt të infektimeve deri në fund të muajit në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të vizitojnë familjet e tyre për festa.

Ndërsa qeveria e Republikës Çeke ka miratuar një kërkesë për vaksinimin kundër Covid-19 për të gjithë personat mbi moshën 60 vjeç.

Vaksinimi do të jetë gjithashtu i detyrueshëm për personelin e kujdesit shëndetësor, infermierët, mjekët, studentët e mjekësisë, oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe ushtarët. Ende nuk dihet nëse rregullorja do të jetë në zbatim pasi qeveria e re të marrë pushtetin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.