Gjermania e ndarë për masat Covid-19

15:08 29/03/2021

Landet kanë kërkuar ashpërsim të masave në mënyrë që spitalet të mos shkojnë në kolaps

Pas vendimit të kancelares Angela Merkel për të hequr dorë nga masat e ashpra anti-Covid 19, kryeministrat e landeve kanë kërkuar që ato të ashpërsohen.

Politika që ka ndjekur kancelarja gjermane në lidhje me trajtimin e pandemisë ka sjellë një situatë kaotike në të gjithë vendin.

Sipas Institutit Robert Koch vlera e fundit e infeksioneve të reja me virusin për 100.000 banorë brenda një javë ka shkuar në mbi 130. Një vlerë kaq e lartë e infektimeve në Gjermani ka qenë për herë të fundit me 19 janar. Autoritetet shëndetësore raportuan për 17.176 infeksione të reja dhe 90 vdekje.

Por ka dhe disa lande që kanë vendosur të ndjekin një rrugë tjetër në kohën e pandemisë. Landi i Berlinit ka vendosur që përkundër rritjes së shifrave të infektimeve të marrin masa të reja.

Banorët e kryeqytetit gjerman duhet të tregojnë një rezultat negativ të testit të COVID-19 në mënyrë që të hyjnë në hapësirat e blerjeve me pakicë. Kryeministri i landit Baden-Württemberg Winfried Kretschmann ka kërkuar në fillim të javës së kaluar që të vazhdojnë menjëherë konsultimet mes kryeministrave dhe kancelares për rishikimin e gjendjes me pandeminë.

Situata mbetet gjithashtu kritike edhe në Francë. Mjekët e angazhuar në kujdesin intensiv të pacientëve të prekur nga Covid-19, paralajmërojnë se rritja e numrit të infektimeve në mënyrë të shpejtë mund të rrezikojë mbingarkesën.

Ndërkaq vaksinimi masiv në Britaninë e Madhe ka lehtësuar masat kufizuese.

Qytetarët tashmë lejohen që të mbajnë takime në natyrë dhe të ushtrojnë aktivitete të ndryshme. Më shumë se 30 milion njerëz në vend kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës dhe vetëm 3.5 milion njerëz kanë marrë të dyja dozat.

Klan News










Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *