Gjermania heq dorë nga qymyri dhe nafta ruse, zbulohet data kur do të ndalohet plotësisht importi i tyre

Gjermania do të ndalojë plotësisht blerjen e qymyrit rus më 1 gusht dhe naftës ruse më 31 dhjetor, duke shënuar një ndryshim të madh në burimin e furnizimit me energji të vendit, tha zëvendësministri i financave Joerg Kukies në një konferencë në Sydney.

Sfida kryesore e Gjermanisë do të jetë plotësimi i boshllëkut të madh që do të lihet kur Bashkimi Evropian të heqë dorë nga 158 miliardë metra kub (bcm) gaz që mërr nga Rusia përgjatë një viti, tha Kukies.

“Ne do të heqim dorë nga qymyri rus brenda disa javësh”, i tha përfaqësuesi i Forumit të Energjisë në Sydney, të bashkëorganizuar me qeverinë australiane dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Rreth 40% e qymyrit dhe naftës që importon Gjermania vijnë nga Rusia dhe kjo është një goditje e madhe që i bëhet shtetit rus.

“Kushdo që e njeh historinë e gazsjellësit të Druzhbës, i cili ishte një mjet i perandorisë sovjetike mbi Evropën Lindore, të çlirosh veten nga kjo varësi nuk është një çështje e parëndësishme, por është një objektiv që do ta arrijmë brenda pak muajsh”, tha Kukies.

Gjermania po zhvillon me shpejtësi terminalet e importit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) për të ndihmuar në plotësimin e hendekut të furnizimit me gaz, por ai theksoi se ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Katari mund të furnizojnë së bashku rreth 30 bcm gaz në formë LNG në Evropë, kjo ende ka lënë një boshllëk të madh, shkruan Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *