Gjermania i dhuron 5000 helmeta, Ukraina ‘zemërohet ‘

14:29 27/01/2022

Ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko ka ironizuar ndihmën e Gjermanisë për të dhuruar 5000 helmeta në rast të një pushtimi të mundshëm rus. Sipas kryebashkiakut të Kievit, në një situatë të tillë ku ndodhet vendi, një ofertë e  tillë është e pavend.

“Sjellja e Gjermanisë më ka  lënë  pa fjalë. Ministria e Mbrojtjes duket se nuk e ka kuptuar se ne jemi përballur me forca ruse të pajisura në mënyrë perfekte dhe që mund të fillojnë një pushtim tjetër të Ukrainës në cdo moment. Çfarë lloj mbështetje do të dërgojë më pas Gjermania, jastëkët?.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Gjermania mbështet Ukrainën dhe  është kundër një sulmi të mundshëm rus në këtë vend.

Por ka spekulime se ngurrimi i Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë mund të ndikohet nga varësia e saj nga Rusia për furnizimin me gaz.

Në fillim të kësaj jave, Klitschko akuzoi Gjermaninë për ‘tradhti’  ndaj vendit të tij pasi nuk ka ofruar ndihmë si vendet e tjera  me armatime të ndryshme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.