Gjermania, i jep fund testeve falas për COVID-19

19:40 10/08/2021

Qeveria gjermane po rrit presionin ndaj të pavaksinuarve

Në përpjekje për të shtuar numrin e të vaksinuarve kundër COVID-19, Gjermania pritet që t’u japë fund në masë të madhe testeve falas nga muaji Tetor. Me këtë vendim pritet të rritet presioni ndaj të pavaksinuarve.

Megjithatë, sipas vendimit që pritet të merret së shpejti, testet do të ofrohen ende falas për ata që nuk mund të vaksinohen ose për të cilët nuk mund të jepet një rekomandim i vaksinimit. Pjesë e kësaj kategorie janë gratë shtazëna dhe minorenët nën moshën 18 vjeç.

Qeveria gjermane do të aplikojë rregullin e treshes – që do të thotë, se lejohet qasja në jetën shoqërore për të vaksinuarit, të testuarit negativisht apo të shëruarit.

Kush nuk është i vaksinuar apo shëruar së fundmi nga COVID-19 do të hyjë në spitale, qendra kujdesi për të moshuarit, mesha fetare, palestra sportive, hotele, restorante brenda vetëm duke paraqitur një test negativ. Një test i shpejtë antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, një test PCR jo më i vjetër se 48 orë.

NdĂ«rkohĂ« kancelarja Angela Merkel pritet tĂ« diskutojĂ« edhe fondin pĂ«r rimĂ«kĂ«mbjen nga pĂ«rmbytjet i cili do tĂ« arrijĂ« nĂ« 20 deri nĂ« 30 miliardĂ« euro. ZyrtarĂ«t fillimisht vlerĂ«suan se kostot e rindĂ«rtimit nĂ« zonat e pĂ«rmbytjeve do tĂ« arrinin 10 miliardĂ« euro, por njĂ«  analizĂ« mĂ« e detajuar e dĂ«meve e ka tejkaluar shifrĂ«n e kostove.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *