Gjermania i vendos kusht të prerë Serbisë: Mbështesni sanksionet ndaj Rusisë, nëse doni BE-në!

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri një deklaratë të fortë në drejtim të Serbisë, ndërsa pohoi se duhet të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë, nëse do të dojë të futet në BE.

Deklarata erdhi pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas Baerbock, ky ishte një mesazh i veçantë për Serbinë, e cila.

“Unë do të doja t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare, për të cilën po përpiqeni, është thelbësore të mbështesni politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së për momentin”, përfundoi Baerbock.

Ajo shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë treguar qartë këto ditë dhe javë se e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe shumica e të cilëve kanë mbështetur sanksionet e BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com