Gjermania ka gati planin për kthimin e emigrantëve të paligjshëm

gjermania ka gati planin per kthimin e emigranteve te paligjshem
gjermania ka gati planin per kthimin e emigranteve te paligjshem

14:46 10/02/2022

Shqipëria renditet në vend të dytë për dëbimet nga shteti gjerman

Qeveria e re gjermane ka paralajmëruar se do të nisë një ofensivë dëbimesh ndaj të gjithë emigrantëve të paligjshëm apo atyre që u është mohuar azili por qëndrojnë në vend. Autoritetet atje planifikojnë të ketë edhe një përfaqësues të posaçëm për këtë çështje.

Në marrëveshjen e koalicionit të përbërë nga socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe Liberalët, thuhet se do të  fillohet një ofensivë riathdhesimi në mënyrë që të largohen nga vendi personat e rrezikshëm dhe kriminelët.

Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë kryer rreth 11.982 dëbime nga Gjermania, më shumë se vitin e kaluar kur trafiku ndërkombëtar u prek nga pandemia e Covid-19. Shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë. 1.116 vetë janë dëbuar në Gjeorgji dhe 908 persona  në Shqipëri. Edhe në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts