Gjermania kërkon emigrantë për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore

16:05 11/01/2022

Gjermania do të ketë nevojë për emigrantë për të parandaluar një mungesë të theksuar të  fuqisë punëtore çka pritet të sjellë shqetësime të mëdha për një nga ekonomitë më të mëdha të Evropës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë Robert Habeck i cili paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje për këtë problem pasojat do të jenë serioze.

Ne kemi 300,000 vende pune të lira  sot dhe presim që kjo shifër  të shkojë në një milion ose ndoshta  më shumë,” – u shpreh ai në në konferencë për shtyp.

Instituti Ekonomik Gjerman paralajmëroi punëdhënësit se forca  punëtore do të tkurret gjithnjë me më shumë pasi ka  shumë punëtorë që dalin në pension  dhe pak të rinj që hyjnë në tregun e punës.

Pas krizës demografike që po përjeton vendi mugesa e fuqisë  punëtore në vend paraqet një bombë  me sahat  për sistemin e pensioneve  në Gjermani  e cila mund të shpërthejë. Partitë qeverisëse ranë dakord në negociatat e tyre për koalicion për të ulur pengesat për punëtorët e kualifikuar që vinë nga jashtë.

Gjithashtu ata folën për të krijuar një mjedis atraktiv për të huajt përmes mënyrave të ndryshme përfshirë këtu rritjen e pagës minimale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.