Gjermania kërkon gaz në Arabinë Saudite

08:29 25/09/2022

Scholz: Kërkojmë të shkëputemi nga varësia ruse

Kriza energjetike e ka detyruar ekonominë më të madhe të Evropës, Gjermaninë të kërkojë partnerë të rinj për të bashkëpunuar në fushën e energjisë. Në kushtet kur Berlini nuk ka më mundësi të furnizohet me gaz nga Rusia, po kërkon të blejë dikur tjetër dhe konkretisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne kemi bërë progres në një seri të tërë projektesh që kanë të bëjnë me prodhimin e gazit. Kemi projekte të gazit natyror të lëngshëm që luajnë një rol të rëndësishëm. Pra, kjo është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik, por sigurisht edhe për transformimin e ekonomive kombëtare që do të shkojnë drejt energjisë së pastër”.

Scholz, i cili ndodhet një udhëtim dy-ditor në vendet arabe me drejtues nga industria gjermane nënvizoi shkëputjen nga varësia e gazit rus.

“Duhet të sigurohemi që prodhimi i gazit natyror në botë të avancoje deri në atë pikë ku kërkesa e lartë që ekziston mund të plotësohet pa pasur nevojë t’i drejtohemi kapaciteteve prodhuese që jane në Rusi. Kjo është e lidhur me të gjitha projektet që tani po zhvillohen në të gjithë botën, por edhe këtu”.

Të shtunën, Scholz zhvilloi bisedime në Jeddah me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ndërsa destinacion i radhës për të do të jetë Katari.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *