Gjermania kërkon më shumë gra në kompani

22:30 28/05/2021

Sipas legjislacionit në firmat me tre anëtarë, njëra prej tyre duhet të jetë grua

Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojë një ligj që disa kompani të kenë një numër minimal të grave në bordin e tyre të drejtorëve në një përpjekje për të rritur barazinë gjinore në vendin e punës.

Pasi u përball me disa zvarritje në parlament, legjislacioni mund të kalojë këtë verë pasi të dy partitë më të mëdha arritën një marrëveshje. Katja Mast, nënkryetare e grupit parlamentar të Social Demokratëve është shprehur se shumë shpejt do të aprovohet edhe kuota e parë për pozicionet drejtuese.

Ligji i ri prek rreth 70 kompani dhe do të detyrojë firmat më të mëdha, bordet e të cilave të kenë më shumë se tre anëtarë të përfshijnë të paktën një grua në to. Ata rrezikojnë të gjobiten nëse nuk japin një arsye dhe objektiv të mirë për të vendosur një grua në bordet e tyre të menaxhimit.

Anëtaret e bordit gjithashtu mund të marrin deri në tre muaj pushim prindëror dhe pushim për t’u kujdesur për anëtarët e familjes pa qenë e nevojshme të heqin dorë nga mandati i tyre.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *