Gjermania kufizon vaksinimin e të rinjve me AstraZeneca

08:32 03/04/2021

Në mes të pasigurisë së përgjithshme rreth preparatit të AstraZenecas, Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit në Gjermani bën një rekomandim të ri: Jo dozë të dytë AstraZeneca për qytetarët nën 60 vjeç.

Edhe pse ende mungojnë të dhënat shkencore rreth vaksinimeve me llojet e ndryshme të tyre, të rinjve që deri tani kanë bërë vetëm dozën e parë të vaksinës me preparatin e AstraZenecas u rekomandohet që për dozën e dytë të mos përdorin këtë lloj vaksine, por dymbëdhjetë javë pas vaksinimit të parë të përdorin preparatet e firmave BioNTech/Pifzer dhe Moderna.

Komisioni i PĂ«rhershĂ«m i Vaksinimit nĂ« Gjermani, rekomandon pra jo vaksinat vektoriale, ku bĂ«n pjesĂ« ajo e AstraZenecas, vaksinat qĂ« bazohen nĂ« teknologjinĂ« mRNA, si preparatet e firmave BioNTech/Pifzer dhe Moderna.

Uruguay I Impfung I Coronavirus

Vaksinat vektoriale bazohen në virusë të padëmshëm ftohjeje, të cilëve u shtohet një pjesë e vogël e kodit gjenetik të virusit korona. Pas vaksinimit trupi nis të prodhojë antitrupa dhe qeliza mbrojtëse, të cilat hyjnë në veprim sapo ndodh vërtet një infeksion me virusin korona.

NĂ« Gjermani u vendos tĂ« martĂ«n qĂ« vaksinĂ«n e AstraZeneca ta pĂ«rdorin pĂ«rgjithĂ«sisht vetĂ«m pĂ«r njerĂ«zit mbi 60 vjeç. Nga 2.7 milionĂ« vetĂ« tĂ«  vaksinuar me preparatin e AstraZenecas nĂ« Gjermani, janĂ« raportuar 31 raste tĂ« dyshuara tĂ« ashtuquajturĂ«s trombozĂ«s sĂ« venave cerebrale. NĂ« nĂ«ntĂ« raste tĂ« vaksinuarit madje vdiqĂ«n.

Megjithëse të dhënat janë ende të pakta ekspertët dyshojnë se ky rrezik, i cili konsiderohet si shumë i ulët, prek vetëm të rinjtë dhe veçanërisht gratë./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *