Gjermania kushtëzon prezencën diplomatike në Kabul me të drejtat e njeriut: Jemi të gatshëm të vazhdojmë nëse…

Gjermania është e gatshme të vazhdojë prezencën diplomatike në Kabul nëse talibanët plotësojnë disa kushte, tha të enjten ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas. “Ne dëshirojmë të shohim një qeveri gjithëpërfshirëse (në Kabul), respektimin e të drejtave të njeriut dhe Afganistani nuk duhet të bëhet sërish djep i terrorizmit ndërkombëtar”, -tha Maas për gazetarët në Slloveni.

Ministri i Jashtëm gjerman, në Slloveni takoi homologët e Bashkimit Evropian për të diskutuar çështjen e Afganistanit pas përfundimit të misionit ndërkombëtar atje dhe marrjes së pushtetit nga talibanët. “Nëse këto kushte plotësohen dhe situata e sigurisë e lejon, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë një prezencë diplomatike në Kabul”, -pohoi ai.

Ndryshe nga Rusia dhe Kina, Bashkimi Evropian dhe shumë shtete perëndimore i kanë mbyllur ambasadat në Kabul duke i zvogëluar mundëstitë që drejtpërdrejt të ndikojnë qeverinë e re atje. Është një realitet i ri në Afganistan, pavarësisht a na pëlqen apo jo”, -tha Maas. “Ne nuk kemi kohë të lëpijmë plagët tona. Nëse BE do të luajë një rol, që duhet ta bëjë, ne duhet të veprojmë shpejt dhe shumë shpejt të gjejmë një pozicion të përbashkët për Afganistanin”, theksoi ai.

Talibanët në Afganistan festuan të martën pasi trupat e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u larguan nga vendi, duke shënuar fundin e luftës 20-vjeçare. Rikthimi i tyre në pushtet i detyroi shtetet e Perëndimit që t’i evakuojnë qytetarët e tyre dhe afganët që kanë frikë nga hakmarrja e talibanëe pasi punuan me forca të huaja brenda shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *