Gjermania liston Francën dhe Danimarkën vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19

Gjermania i vlerëson si dy vende me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit Francën dhe Danimarkën.

Sipas një njoftimi të agjencisë së shëndetit publik, qytetarët e pavaksinuar të këtyre dy shteteve do të futen në karantinë kur të hyjnë në Gjermani.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga e diela dhe do të zbatohet edhe për udhëtarët nga Norvegjia, Libani dhe Andora, të cilët janë të pavaksinuar ose që nuk janë shëruar nga koronavirusi.

Ditë më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje për fleksibilitet në marrjen e masave kundër COVID-19. Rreth 68.7% e popullsisë është krejtësisht e vaksinuar në Gjermani, më pak se minimumi prej 75% që qeveria dëshironte të arrinte.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.