Gjermania mbështet LGBTQ+, kryeministri hungarez nuk udhëton drejt ndeshjes






Disa orë para se futbollistët e Hungarisë të përballen me Gjermaninë në Mynih në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve në Euro 2020, kryeministri Viktor Orban ka anuluar vizitën e tij.

gjermania, stadiumi

Më herët Gjermania dhe 13 shtete të tjera të BE-së dënuan ligjin hungarez që dënon portretizimin e homoseksualizimit tek moshat nën 18-vjeç.

Ndërkohë organi drejtues i futbollit në Europë është kritikuar për mos lejimin e ndricimit me ngjyrat e ylberit stadiumin e Mynihut.

UEFA tha se duhet të refuzonte kërkesën duke pasur parasysh kontekstin politik në Hungari mbi ligjin kundër LGBTQ+.

Lajmi se Orban nuk do të ishte pjesëmarrës në ndeshje vjen nga agjencia gjermane e shtypit DPA, por megjithatë zëdhënësi i kryeministrit tha: “Ne nuk japim informacione mbi programin privat të Viktor Orban”.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *