Gjermania ndalon disa organizata të dyshuara për mbështetjen e terrorizmit

09:40 06/05/2021

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer ka ndaluar organizatën islamike të ndihmës Ansaar International dhe nënorganizatat e saj. Dyshohet se shoqata ka transferuar donacione për terroristët në Siri.

Ky rrtjet ka finacuar me donacione terrorizmin në mbarë botën, shpjegoi një zëdhënës i Ministrisë Federale të Brendshme në Twitter, duke cituar ministrin e Brendshëm Horst Seehofer: “Nëse doni të luftoni terrorin, duhet të thani burimet e parave të tyre”.

Ndalimi i organizatës është shoqëruar me bastisje dhe kërkime që nga orët e para të mëngjesit në dhjetë lande të Gjermanisë, njofton Ministria e Brendshme. Përveç Ansaar International, janë ndaluar edhe nëntë nënorganizata të tjera. Ndër to janë edhe Komiteti i Somalisë për Informim dhe Këshillim në Darmstadt, një fondacion i drejtuar nga ish-futbollisti profesionist Änis Ben-Hatira në Berlin, si dhe shoqata WWR-Help.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në statutet e organizatës thuhet se ato kanë për synim mbështetjen e projekteve për myslimanët në nevojë. Por donacionet e mbledhura janë përdorur “jo vetëm për qëllime humanitare, por veçanërisht për të mbështetur organizatat terroriste”, kumtoi ministria. Kjo organizatë bën të ditur se vetëm në vitin 2018 ka mbledhur midis tetë dhe dhjetë milionë euro donacione.

Sipas Ministrisë së Brendshme, këto para shkojnë për organizatat terroriste, si në formën e pagesave të drejtpërdrejta të parave ashtu edhe përmes mbështetjes së projekteve bamirëse të afërta me këto organizata. Kjo mbështetje financiare ndihmon organizatat terroriste të “sigurojnë fuqinë dhe dominimin e tyre në rajone të caktuara”. Sipas informacioneve të SWR, ndër organizatat e financuara janë edhe milicia siriane xhihadiste Al-Nusra, e cila ndërkohë është transformuar në milicinë Hajat Tahrir al-Sham, Hamasi në Rripin e Gazës dhe milicia Al-Shabaab në Somali.

Deutschland Düsseldorf | Razzien gegen islamisches Netzwerk

Ansaar International shkel gjithashtu rendin kushtetues përmes “veprimtarive misionare”, kumtoi ministria. Sipas saj, fëmijët nga Gjermania duhet të dërgohen në mjediset e organizatave në mënyrë që të përvetësojnë “përmbajtjet salafiste-ekstremiste” dhe t’i sjellin ato në Gjermani. Për shkak të fshehjes së rrjedhës së parave nga donatorët dhe lëshimit të faturave të rreme per donacione, ekziston edhe dyshimi për falsifikim sistematik të dokumenteve.

Prokuroria e përgjithshme e Dyseldorfit ka njoftuar në prill se përgjegjësit e orangizatës po hetohen nën dyshimin e mbështetjes së organizatave të tilla si Jabhat al-Nusra të përfshira në luftën civile në Siri. Ansaar International klasifikohet nga Zyra për mbrojtjen kushtese e landit Renania Veriore Vestfalia si organizatë ekstremiste salafiste.

Themeluesi i Ansaar International gjithmonë i ka mohuar deri tani të gjitha akuzat dhe thotë se shoqata është distancuar nga ekstremizmi dhe radikalizmi.

“Goditje e rëndësishme e financimit të terrorizmit”

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann (CSU) përshëndeti ndalimin e shoqatës. “Kjo është një goditje e ndjeshme ndaj financimit të terrorizmit dhe përhapjes të salafizmit në Gjermani”, tha Herrmann. Ata që mbështesin organizatat terroriste nuk janë duke ofruar ndihmë humanitare, por përkundrazi sjellin “dëmtojnë imazhin e organizatave të shumta serioze të ndihmave”.

Ministri i Brendshëm i Baden-Wuerttemberg Thomas Strobl (CDU) deklaroi: “Ne po veprojmë me të gjitha mjetet e shtetit ligjor kundër islamistëve”. Ata që mbështesin islamistët “do të përballen me ashpërsinë e plotë të ligjit. Ne kemi një strategji shumë të qartë të tolerancës zero”./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *