Gjermania ndalon një organizatë islamike: Po ndihmonte në financimin e terrorizmit në botë

Gjermania ndaloi të mërkurën organizatën islamike Ansaar International, për të cilën tha se ka mbledhur fonde për të ndihmuar në financimin e terrorizmit në botë.

Vendimi u mor pasi autoritetet bastisën prona në dhjetë lande gjermane dhe sekuestruan disa gjësende.

“Nëse doni të luftoni terrorin, duhet t’ia shteroni fondet e financimit”, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer.

Organizata Ansaar, me seli në qytetin Dyzeldorf, thotë në statutet e saj se qëllim i saj është të mbështesë projektet për myslimanët në të gjithë botën.

Sipas kryetarit të saj, Ansaar, vetëm në vitin 2018, ka mbledhur dhjetë milionë euro donacione.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se fondet kanë për qëllim financimin e grupeve të huaja, të tilla si lëvizja palestineze Hamas, pastaj Al-Shababi i lidhur me Al-Kaidën dhe Al-Nusra.

Ansaar dhe një organizatë e lidhur me të “financojnë terrorin në të gjithë botën, nën maskën e ndihmës humanitare”, tha Seehofer./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *