Gjermania ndalon organizatën islamike “Ansaar”

12:05 05/05/2021

Akuzohet për financim të terrorizmit nën petkun e ndihmës humanitare

Gjermania ndaloi veprimtarinë e organizatës Ansaar International, e cila sipas Ministrisë së Brendshme ka financuar terrorizimin në disa vende të botës.

“Nëse doni të luftoni terrorizmin duhet të shteroni fillimisht burimin e financimit,” tha në Twitter ministri i Brendshëm HorstSeehofer.

Sipas ministrit organizata ka si qëllim “përhapjen e rrymës Salafiste nëpër botë dhe financimin e terrorizmit nën petkun e ndihmave humanitare.”

Sipas të përditshmes gjermane Bild, policia ka kryer bastisje në dhjetë shtete të ndryshme gjatë operacioneve për të ndaluar veprimtarinë e organizatës.

Gjatë vitit 2019 policia bastisi zyrat e organizatës Ansaarsi dhe të organizatës tjetër ËorldËideResistance-Help, me dyshimin e financimit të grupit militant palestinez Hamas, i cili është në listën e grupeve terroriste të Bashkimin Europian.

Vetë organizata Ansaar thotë se shpërndan ndihma humanitare për popujt e prekur nga luftërat dhe krizat, duke financuar ndërtimin e spitaleve, shkollave dhe jetimoreve.

Duke prezantuar raportin vjetor të Kriminalistikës në Berlin, ministri i Brendshëm HorstSeehofer, tha se dhuna islamike mbetet një kërcënim serioz. Autoritetet konsiderojnë se në Gjermani veprojnë rreth 533 islamikë të rrezikshëm.

“Ekstremizmi në të gjitha format mbetet një kërcënim dhe kërkon angazhimin e të gjitha instancave,” theksoi ministri i Brendshëm gjerman.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *